Category Archives: Shqip

Shpallje për veprim të përbashkët

13.04.2016, Skhup

Shpallje për veprim të përbashkët

Të hidhëruar nga shkatërrimi i asaj pak që ka mbetur nga shtetësia e Maqedonisë, të mllefosur nga tekat me të cilat Nikolla Gruevski dhe bashkëpuntorët e poltronët e tij shkatërrojnë ardhmërinë e gjeneratave të reja të qytetarëve dhe qytetareve të Maqedonisë, në pamundësi që të rrimë pa bërë zë dhe të vëzhgojmë si memecë shpërbërjen e gjithë asaj që është demokratike, duke refuzuar të bëjmë kompromis dhe pazarllëqe me regjim jolegjitim,

Ne, të cilët protestuam nëpër rrugët e Maqedonisë në emër të lirisë, drejtësisë dhe barazisë, e dërgojmë këtë SHPALLJE PËR VEPRIM TË PËRBASHKËT drejt të gjithë atyre forcave liri- dhe drejtësi-dashëse në shoqëri, nën flamurin e luftës së përbashkët për çlirim nga despotët e korruptuar të cilët na sollën deri në cepin e humnerës dhe shkatrrimit të plotë.      

Ju ftojmë në protestë masive, sot, e mërkurë 13 prill 2016, e cila do të fillojë përpara zyrave të Prokurorisë Publike Speciale në Shkup. Kërkojmë:

  • Fillimin e procesit për përzgjedhjen e qeverisë së ekspertëve, e cila do të përgatisë terenin për zgjedhje vërtetë të lira, të besueshme dhe demokratike dhe e cila do të ndihmojë, në vend që të sabotojë, ballafaqimin e politikanëve dhe pushtetarëve me drejtësinë për veprat e bëra penale dhe kriminele;
  • Dorëheqjen e Presidentit të Republikës për shkak të tentativës së turpshme që të pengojë drejtësinë dhe të abolojë kriminelët;
  • Për fund, kërkojmë suspendim urgjent të procesit të filluar për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Do të protestojmë çdo ditë në ora 18:00! Protesta do të jetë e zëshme sidomos të premten, më 15 prill, përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, atëherë kur është paralajmëruar se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ftojmë për veprim të përbashkët të gjithë qytetaret dhe qytetarët, të gjithë organizatat qytetare formale dhe joformale, sidomos plenumet, përfshirë edhe Plenumin Studentor, Plenumin e Profesorëve, Plenumin e Mësimdhënësve, si dhe LM Solidariteti, Ajde, Lenka, Mugra, sindikatat, iniciativat urbane, organizatat të cilat ishin pjesë e Koalicionit “Qytetarët për Maqedoninë” dhe të gjithë ata të cilët ndajnë mllefin por edhe dëshirën për drejtësi dhe demokraci, që t’ju kyçen protestave.

Drejtojmë thirrje të posaçme drejt partisë më të madhe politike opozitare Lëvizjes Social- Demokratike të Maqedonisë si dhe partnerëve dhe mbështetësve të saj, që të qëndrojnë pas këtyre kërkesave dhe të kyçen në numër sa më të madh. I ftojmë edhe partitë opozitare politike të tjera: Të Majtën, Lidhjen Demokratike, Partinë Liberale të Maqedonisë, Përtrirjen Demokratike për Maqedoninë, Të Bashkuar për Maqedoninë, Lëvizjen BESA, Lëvizjen për Reforma, Unitetin dhe të gjithë të tjerët që të kyçen me masovitet sa më të lartë. I ftojmë edhe përkrahësit e partive në pushtet të cilët nuk mund të durojnë më mosrespektimin arrogant të drejtësisë dhe të luajturit me ardhmërinë e këtijë populli, që të na bashkohen dhe së bashku të fillojmë procesin e kthimit të besimit në institucionet e Maqedonisë.

Këto protesta janë të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve. Protestat na takojnë të gjithë neve, të bashkuar në mllefin ndaj këtijë qorrsokaku të vazhdueshëm dhe në nevojën për një ardhmëri më të mirë, që ka për bazë themele demokratike.

KA ARDHUR KOHA! SHIHEMI NËPËR RRUGË!

#Протестирам  #Protestoj

“Na ndihmoni, njerëz të Maqedonisë!”

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Pjesa e thirrjes së një emigranti i mbyllur në qendrën pranuese në Gazi Baba Shkup, i cili j’u drejtua me falënderime qytetarëve të Maqedonisë të cilët me 15 qershor organizuan marsh solidariteti me emigrantët të cilët kalojnë nëpërmjet këtij shteti.

“I lëmë familjet tona në zjarr! Kemi nevojë për liri që të mundemi ti sjellim familjet tona. Në nuk jemi kriminel. Në jemi njerëz të edukuar, mjekë… Qytetarë, ashtu si ju! Ne nuk kemi problem me njerëzit e Maqedonisë. Ne jemi këtu për ta kaluar shtetin. Policia na thotë “Po kaloni ilegalisht!” Kaluam nëpër Turqi, Greqi, Bullgari, dhe të gjithë na dhanë kohë për tu larguar. Por këtu në e humbim kohën, derisa ligjet të ndryshohen dhe askush nuk na mbështet. Policia na thotë se është në dorë të Gjykatës; gjykata nuk intervenon. Ndërsa në i lëmë familjet tona në zjarr, në luftë… Shkojmë në Evropë që të mund tu ndihmojmë atyre që ngelën në Siri, Afganistan, Irak, Pakistan. Këtu qëndrojmë në kushte shumë të këqija dhe na duhet mbështetja juaj, na duhet mbështetja nga qeveria juaj, nga parlamenti juaj, ndërkaq po e presim këtë mbështetje aq gjatë, askush nuk e ndegjon zërin tonë, këtu po vdesim! Jemi në gjendje shumë të keqe dhe ju jeni te vetmit që mund t’na ndihmoni prej këtu e tutje. Mafia na sulmon, njerëz që duan të na marin paratë, dhe ato pastaj ikin dhe e kalojnë kufirin, ndërsa në jemi këtu për çka? Ato neve nuk na mbështesin, mbështesin ato që i paguajnë, dhe në skemi aq shumë para që të paguajmë mafian… Ju jeni të vetmit që na mbështetni, na duhet ndihma juaj! Na nxirrni prej këtu, po vdesim!

Na ndihmoni, njerëz nga Maqedonia!”

 

Më shumë foto nga marshi mund t’i gjeni këtu.

Të drejta themelore të migrantëve në R. e Maqedonisë

Pismo-ALB

Për shkarkim: Të drejta themelore të migrantëve në R. e Maqedonisë

Nuk kemi harruar! Ik TodorOFF!

foto: Vancho Dzambaski

foto: Vancho Dzambaski

Me 9 Qershor, dita e 121, gjegjësisht 4 muaj nga vdekja e Tamara Dimovskës së vogël, disa qindra qytetarë u tubuan në protest në të cilin prap kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi nga Ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov.

Në fjalimin në bulevardin Shën Kliment Ohridski u potencua se as kjo dhe as cilado qeveri kalimtare nuk është e pranueshme me Nikolla Todorov si anëtarë.

foto: Vancho Dzambaski

foto: Vancho Dzambaski

Protestuesit marshuan deri në Ministrinë e shëndetësisë. Aty, nëna e Tamarës edhe njëherë kërkuan drejtësi për vdekjen e vajzës së tyre. Ajo kërkoi që rasti të mos partizohet dhe shprehi shpresë se i njëjti do të ketë ndikim pozitiv në ballafaqimin me raste të ngjashme në të ardhmen. Pastaj, si në protestat e mëhershme, u la hapësirë qytetarët publikisht të ndajnë mendimet e tyre me të pranishmit.

foto: Vancho Dzambaski

foto: Vancho Dzambaski

Androidët politikë nga qyteti Stiropolis

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Shokë e shoqe,

Kaloi një muaj që nga klimaksi i indinjatës qytetare. Kaloi një muaj që nga kulmi i brutalitetit policor. Por, është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit të cilët qëlluan aty më 5 maj, nuk ishin të rastit. Një muaj më parë, ne morëm pjesë në takimin më të drejtpërdrejtë të qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe androidët politikë. Politikat qeveritare dhe arsenali policor në këtë vend që kohë më parë kishin depërtuar në hapësirën ​​intime dhe në integritetin e individit. Por më 5 maj androidët ju afruan idealit të intimitetit të programuesit të tyre: përmes dhunës, ata e ndjenë djersën dhe gjakun e trupave tanë nën skajet e kështjellës së tyre.

Ju e mbani mend se si, pasi u përpoqëm me trupat dhe shpirtrat tanë të lënduara ta shëmtojmë atë kështjellë, ata filluan të na ndjekin nëpër rrugët e këtij Stiropolisi. Duarve të zhveshura dhe çantave me libra ju kundershtuan me mburoja, shkopinj policorë dhe topa uji. Ata u futën madje edhe në strehën tonë të fundit, shtëpinë e librit, për të parë se nga ku e marrim guximin për të protestuar. Por, në vend të librave, ata shfletosnin inde të tjera: indet fizike dhe emocionale të studentëve. Precedent ishte sinjali për një reformë të re në horizont: konsumimi i njohurisë – ai helm i konshencës së subjektit të nënshtruar – është deklaruar i dyshimtë, pothuajse një vepër penale. Sidomos gjatë natës, kur enzimat e dijes kanë efekt të theksuar shkatërrues mbi disiplinën e dhunuesit. Studentët i nxorrën jashtë nga bibliotekat, i rrahën dhe më vonë i arrestuan dhe dënuan në mënyrë të padrejtë.

Një muaj më vonë mblidhemi sërish për ta kundërshtuar kriminalizimin e revoltit autentik të studentëve dhe qytetarëve. Ne mblidhemi jo për karnaval, por për të protestuar, për të thënë se ne nuk kemi ardhur për valle, këngë dhe argëtim. Ne nuk jemi beduinë, por e dimë se ku i kemi shtëpitë tona. Dhe duke e ditur se janë gati të na nxjerrin edhe nga shtëpitë tona, ne qendrojmë përpara pragut të tyre për t’i mbrojtur. Sot jemi këtu për t’i thënë perëndisë së vetëshpallur që Stiropolisi megjithatë nuk është kopshti i Edemit dhe se bibliotekat nuk janë pemë me fruta të ndaluara, të cilat nëse i shijojmë, do të dënohemi me përjashtim nga kopshti i parajsës. Nëse dikush ka frikë nga mendimit të lirë, nga ndërgjegja jonë e ushqyer me edukatë, atëherë le të mos i afrohet shtëpisë së librit. Hapësira publike dhe sidomos hapësira akademike nuk duron uniforma dhe armë. Atje askush nuk ka të drejtë ta mundojë ose terrorizojë tjetrin. Më 5 maj kjo ndodhi në mënyrë eksplicite, kur policia invadoi Bibliotekën e qytetit “Brakja Milladinovci”. Prandaj, protesta e sotme do të përfundojë me një vizitë e kësaj shtëpie të përbashkët, e cila është një nga oazat e fundit të mendimit të lirë dhe i kujtojmë androidët se atë nuk do ta pushtojnë – jo para se të ballafaqohen me forcat e fundit të nxënësit të etur për njohuri. Më në fund, le t’i kujtojmë të gjithë ata që na shikojnë me përçmim dhe na titullojnë si separatistë, që qytetari është një entitet politik më vetë dhe ka të drejtë ta zgjedhë mënyrën se si do të protestojë. Le t’ju themi se shtëpitë tona të vërteta ishin dhe vazhdojnë të jenë shkollat, universitetet dhe bibliotekat.

Mirëseerdhët në shtëpi!

 

– Andrej Jovanchevski, fjali më 5 qershor, me rastin e një muajit të sulmit brutal të policisë maqedonase mbi studentët në librarinë “Brakja Miladinovci” në Shkup

#Protestoj! Ik Todorov!

Protestiram 09.06.2015 (1)

Të nderuar bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare,

Të martën, 9 Qershor, bëhen 4 muaj nga vdekja e Tamara Dimoskës, e cila nuk fitoi mundësinë për jetë për shkak se qeveritarët nuk ja lejuan, duke e lënë të vuaj nëpër labirintet e burokracisë dhe administratës shëndetësore. Dorëheqjet e dy, tash më drejtorë të mëparshëm të FShSM, Maja Pernarxhieva Zmejkovska dhe Xhemali Mehazi nuk janë të mjaftueshme. Më përgjegjës për vdekjen e Tamarës është ministri aktual i shëndetësisë, Nikola Todorov, I cili premtoi se do të paguhen të gjitha shpenzimet për shërim dhe operim të Tamarës, duke dalë nga korniza e përgjegjësive të veta, ndërsa neve na mori të drejtën për të qenë human dhe vetë si qytetarë t’i mbledhim mjetet e nevojshme, sepse nuk besonim se dikush mund të jetë aq i vrazhdë dhe të gënjej një popull te tërë, për një vajzë 9 vjeçare të sëmurë, e cila kërkon mundësi për jetë.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni në marshin protestues me 9 Qershor në ora 18:00 tek hyrja për në Qeveri prej nga bulevardi Shën Kliment Ohridski deri tek Ministria e shëndetësisë. Tu tregojmë qeveritarëve se nuk e kemi harruar Tamarën, se kërkojmë drejtësi për të dhe se nuk do të lejojmë vrasës te fëmijëve të jenë në qeveri.

Të mos na përsëritet Tamara! Asnjëherë më! Të kërkojmë edhe më zëshëm dorëheqje dhe përgjegjësi nga Nikolla TodorOFF! Dhe të përkujtojmë se çdo qeveri e përkohshme me vrasës fëmijësh nuk është e pranueshme!

Kthehemi në rrugë! Prej 5 Maj deri në fund!

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Të premten, 5 qershor, në Shkup, pas një ndalimi të shkurtër të protestave, protestuesit përsëri u kthyen në rrugë. Saktë një muaj pas protestës së 5 majit, kur policia përdoroi dhunë brutale gjatë zmbrapsjes së protestuesve, ata protestonin për drejtësi dhe liri.

Duke u nisur prej hapësirave më të fituara drejt atyre të rejave, protesta filloi në ora 18:00 prej hyrjes drejt Qeverisë në bulevardin “Shën Kliment Ohridski”. Prej aty disa qindra demonstrues u drejtuan kah Ministria e drejtësisë ku thirrën për drejtësi dhe përgjegjësi për ndodhitë e 5 majit.

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Duke thirrur “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!” dhe “Nga 5 Maji deri në fund!”, protestuesit simbolikisht e mbaruan protestën para bibliotekës “Vëllezërit Miladinov”, ku më 5 Maj forcat policore kryen hyrje të dhunshme, duke i maltretuar dhe duke i arrestuar studentët. Ato aty, mes tjerash, thanë : “shtëpitë tona të vërteta kanë qenë dhe do jenë shkollat, universitetet dhe bibliotekat. Mirëserdhët në shtëpi!”

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Од 5 мај до крај! Prej 5 Maj deri në fund! From May 5th until the end!

Drejtësi për Martinin!

“Familja e Martin Neshkovskit, gjegjësisht nëna dhe axha i tij sot në Prokurorinë Publike dorëzuan padi penale kundër Gordana Jankulloskës, Dejan Mitrevski-Urko, kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish drejtuesit të DSK, Sasho Mijallkov.

Siç thuhet në padinë e dorëzuar nga ana e familjes, kundër Urkos padia është për dhënie të urdhërit gojor në kundërshtim me nenin 154 të Ligjit për urdhëra të brendshme, kur ka përcaktuar policin Igor Spasov për sigurim të hapësirës gjatë festimit të VMRO DPMNE të fitores në zgjedhjet parlamentare, i cili e ka vrarë Martin Neshkovskin me 06.06.2011. Kundër Jankulloskës, në padinë është e shënuar se ajo nuk ka përgatitur urdhër me shkrim në përputhje me nenin 154, dhe së bashku me Gruevskin dhe Mijallkov me vetëdije dhe me qëllim kanë mbuluar hulumtimin me qëllim që të ndalojnë dëmtim të MPB dhe vetes.

Xhaxhai i Neshkovskit ka paralajmëruar protestën e nesërme me moton “Vrasje që nuk guxon të qëndroj në fshehtësi”, në të cilin do të shënohet 4 vjetori i vdekjes së të riut Martin Neshkovski. Protesta do të mbahet në ora 18 para Qeverisë në anën e rrugës “Kliment Ohridski”,” lajmëron Nova TV.

#Protestoj e mbështet protestën dhe thërret në përgjigje masive.

Mos i lejoni të ikin nga shteti!

FullSizeRender (3)

Përgjegjësia për tejkalimin e detyrës së Ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe drejtorit të mëparshëm te Agjencionit per siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov, nuk mbaron me dorëheqjen e tyre. Ata duhet të largohen tërësisht nga skena politike, të marin përgjegjësi ligjore para trupit gjykues të pavarur dhe jopartiak. Në përputhshmëri me përfundimet e procesit gjyqësor, nëse dëshmohet përgjegjësi penale, duhet ta kthejnë pjesën e vjedhur.

FullSizeRender (1)FullSizeRender (2)

Me 2 Qershor 2015, një grup aktivistësh së #Protestiram (#Protestoj) simbolikisht e bllokuan pjesën për fluturim në aeroportin “Aleksandri i Madh”. Me “fletëarrest” në duar, ata donin të përkujtojnë se vakumi i krijuar nga negociatat politike, Janakievski dhe Mijalkov janë të lirë të largohen nga vendi dhe juridiksioni i Republikës së Maqedonisë.