Category Archives: Shqip

Vazhdojmë: Mbyllje për institucionet

Mbyllur nga #Protestoj

Mbyllur nga #Protestoj

Institucionet u takojnë qytetarëve! Institucionet nuk lejohet të përdoren për interesa personale të një grupe të vogël të pushtetmbajtësve! Për shkak të neglizhencës së interesit të qytetarëve dhe mungesës së legjitimitetit, një pjesë e institucioneve ishin të mbyllur nga #Protestiram (#Protestoj).

Me 1 Qershor 2015, e hënë, i mbyllëm:

  • Ministrinë e Kulturës për shkak të Shkupit 2014,

    Ministrinë e Kulturës. Mbyllur.

    Ministrinë e Kulturës. Mbyllur.

  • Ministrine e financave për shkak të harxhimit të të hollave të popullit për çokolatë, kur nuk kemi bukë,
  • Ministrinë për Arsim për shkak të shkatërimit sistematik të arsimit publik,

    Ministrine e financave dhe Ministrinë për Arsim. Mbyllur.

    Ministrine e financave dhe Ministrinë për Arsim. Mbyllur.

  • Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për shkak të bashkë-pjesëmarrje në thyerjen e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni dhe zmadhimin e varfërisë,

    Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Mbyllur.

    Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Mbyllur.

  • Ministrinë e Drejtësisë për shkak të varosjen e shtetit ligjor,
  • Ministrinë e Ekonomisë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik,

    Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Ekonomisë. Mbyllur.

    Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Ekonomisë. Mbyllur.

  • Zyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë për shkak të vendosjes së pozitës së marionetës partiake.

    Zyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Mbyllur.

    Zyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Mbyllur.

Vazhdojmë!

Dita e 13: Prej 5 Maj deri në fund!

17.05.2015

Me 17.05.2015, partia politike më e madhe opozitare, LSDM, organizoi protestë qytetare para Qeverisë së Maqedonisë në ora 14, me një koalicion të gjerë. Në këtë ditë, e trembëdhjeta nga 5 Maji qëkur filluan protestat, një pjesë e qytetarëve dhe qytetareve në #Протестирам (#Protestoj) u mblodhën para Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup për te shprehur mbështetjen për aktivistët e arrestuar dhe prej aty së bashku ju bashkuan protestës masive qytetare para Qeverisë.

Të tubuarit para Gjykatës, të bashkuar prapa banerit “#Протестирам #Protestoj”, morën njërën korsi të bulevardit Goce Delçev dhe paralelisht me marshin studentor të organizuar nga ana e Plenumit Studentor në korsibe tjetër, marshuan drejt Qeverisë. Kësaj grupe ju bashkangjitën edhe qytetarët e vetë-organizuar të cilët janë të çkyqur nga Toplifikimi.

Protestuesit në marshin drejt Qeverisë thërrisnin:

“Prej 5 Maj deri në fund”,

“Liri”,

“Kush jemi ne? Qytetarët! Çka duam? Liri! Kur? Tash!”

Sipas planit, një pjesë e #Protestiram (#protestoj) arritën para Qeverisë në ora 13:55 që simbolikisht t’u dëshirojnë mirëseardhje në rrugë partive, edhe atë në emrin e atyre që protestojnë nga 5 Maji e këtej dhe te cilët me vite drejtësinë e kërkojnë përmes protestave dhe në rrugë.

Mbi 50.000 qytetarë iu përgjigjën protestës masive para Qeverisë. Me fjalime të fuqishme para qytetarëve u prezantuan përfaqësuesit e Plenumit studentor, organizatave qytetare, gazetarë dhe europarlamentar. Fjalën e fundit e kishte lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili i përsëriti kërkesat për rrëzim te Gruevskit, formim të Qeverisë teknike dhe planet e ardhëshme. Ai dhe një pjesë e të mbledhurve do të kampojnë para Qeverisë, në protest, deri në dorëheqjen e Qeverisë së Gruevskit.

Në ora 18:00, #Протестирам (#Protestoj) përsëri u mblodhën tek këndi i bulevarit “Shën Kliment Ohridski”, duke përkujtuar në kohëzgjatjen e betejës dhe nevojës për masivitet të rezistencës civile që të arrihen ndryshimet e sistemit dhe rrëzim i Gruevskit.

Vazhdojmë #çdoditënë6!

17.05.2015_2

Dita e 12-të: Ne jemi gati, po dorëheqjet?

Foto: Vesna Ilievska

Foto: Vesna Ilievska

Protesta me 16.05.2015, dita e dymbëdhjetë e protestave, ishte e vogël dhe e qetë. Protestuesit qëndruan para kordonit policor në aëfrsi të ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ata punonin në përpilimin e parullave dhe pankartave për protestin e nesërm.

Protesta me 17.05.2015 do të fillojë në ora 13:00 para ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, ku do të përsëriten kërkesat e #Protestiram (#protestoj). Prej aty, së bashku me Plenumin e Studentëve, protestuesit do të marshojnë drejt Qeverisë në ora 13:55, ndërsa në ora 18:00 simbolikisht do të mblidhen në vendin ku protestojmë çdo ditë, në bulevardin “Kliment Ohridski”.

Foto: Vesna Ilievska

Foto: Vesna Ilievska

Mbështetje përtej kufijve 

Në mbështetje të protestave në Maqedoni, organizohen tubime më 17 Maj edhe në Amsterdam, Londër, Bruksel dhe Ljubjanë. Në Londër, marshi i paralajmëruar për 17 Maj prej Hajd Parkut deri tek Ambasada e Maqedonisë, do të vahdoj çdo të diel, në kohën e njëjte deri në plotësimin e kërkesave për dorëheqje, çlirim të aktivistëve të arrestuar dhe formim të një Qeverie të re e cila do të mundësoj dhe implementoj procesin e reformave dhe dekoratizimin e institucioneve. 
Më shumë informata në linqet në vijim për АmsterdamLondër dhe Ljubljanë
Tubimet e mëhershme u mbajtën në Beigrad dhe Sarajevë me 12 Maj.

Dita e 11të: Që të mos përsëritet Asnjëherë #Protestiram (#Protestoj) (15 Maj)

Protestiram-15-05-2015-f

Me 15 Maj, dita e njëmbëdhjetë nga fillimi i protestave, vazhduan protestat qytetare në Shkup. Policia përsëri nuk lejoi të protestojmë para qeverisë, kështuqë protestuesit prej aty u nisën drejt Kuvendit.

Me parullat “Dorëheqje”, “Ka mbaruar”, “Nikollçe diktator”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, protestuesit i përsëritën kërkesat për dorëheqje të qeverisë, çlirim të protestuesve të arrestuar nga 5 Maji e këtej dhe formimin e qeverisë për demokratizim të instituconeve.

Para Kuvendit u mbajt edhe tubimi-plenumi qytetarë, në të cilin pjesëmarrësit diskutuan planet për protestën e së dielës, 17 Maj. Për atë ditë, në ora 14:00 thirri edhe partia më e madhe opozitare, së bashku në një koalicion më të gjërë në koordinim të tyre.

#протестирам форум пред собрание 15 maj

(#protestiram/#protestoj tubim para Kuvendit)

Plenumi i studentëve me thirrje për marsh me 17 Maj

Студентски пленум 15 мај

Plenumi i studentëve me 17 Maj do të marshojnë nga platoja e Universitetit Shën Kirili dhe Metodij.

“Qeveria guxoi të na dalë në rrugë, të na ndal në luftën tonë nëpërmjet shfaqjes së fuqisë mbi ne, dhe në të njëjtën kohë të arrestoj kolegë tanë vetëm për shkak se e kanë përdorur të drejtën e tyre për protestë, që eshtë e garantuar me kushtetutë dhe për përcjelljen e qëndrimit të tyre. Plenumi studentor ju thërret përsëri në Marsh Studentor që edhe një herë të tregojm se veprimet dhe qëdnrimet tona janë të qëndrueshme, mbipartiake dhe gjithmonë në anën e studentëve. Ju thërrasim të gjithëve së bashku të krijojmë tokë pjellore nga e cila do të mundemi të vendosim vlera të vërteta të një shoqërie dhe frutat e vërtetë të nevojshme për një arsimim të lartë me kualitet.

Dita 9: Dorëheqje dhe #LamtumirëNikola (#ЗбогумНикола)

11231974_10155605960940093_1235550018_o

Foto: Vesna Ilievska

Aktivistët dhe demonstruesit nga #Protestiram (#Протестирам) u mblodhën përsëri për një protest paqësor, më 13 maj, ose ditën e nëntë që nga fillimi i protestave.

Protesta filloi si çdo herë, përpara Qeverisë. Por e drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve përsëri u shkel duke mos iu lejuar qasje protestuesve përpara ndërtesës së Qeverisë.

Rreth 4,000 protestues fillimisht marshuan drejt Gjykatës së shkallës së parë, në shenjë protesti kundër mbajtjes në paraburgim së aktivistëve që morën pjesë në protestat. Pastaj demonstruesit marshuan drejt parlamentit. Slogane dhe mesazhe, si “Nikolla, largohu”, “Maqedonia dashurohet me dorëheqje” dhe “Poshtë qeveria” dalloheshin nga grupi i njerëzve që marshonin.

Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore, përpara Parlamentit, ku disa aktivistë iu drejtuan pjesëmarrësve dhe i përsëritën kërkesat e #Protestiram (#Протестирам), mes cilat edhe dorëheqja e gjithë Qeverisë dhe lirimin e menjëhershëm së aktivistëve të arrestuar që nga 5 maji.

Lufta vazhdon! #ÇdoDitëNë6! (#секојденво6!)

11245242_10155605957870093_2031140472_o

Foto: Vesna Ilievska

 

Zëri dhe imazhi i  #Protestiram #Протестирам

 

Fjalim përpara Parlamentit:

Marija Grubor

Aleksandar Donev

Kryeministri kërkon rrugëdalje, protestet vazhdojnë deri në dorëheqjen e tij

3 zyrtarë qeveritarë të lartë dhanë dorëheqje, gjatë kohës që kryeministri kërkon mënyrë për të mbajtur pozitën e tij, në një atmosferë të tensionuar me presione nga korpusi i diplomatëve, lëvizja #Protestiram (#Протестирам), partia në opozitë dhe pasojat nga aksioni në Kumanovë në të cilën tetë specialistë të policisë humbën jetën. Të martën në mbrëmje, më 12 maj, ministrja e punëve të bendshme, Gordana Jankulovska, ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski dhe drejtori i sigurisë dhe spiunazhit, Sasho Mijalkov, dhanë dorëheqje:

Më shumë informacione do të gjeni këtu.

Nënkryetari i Parlamentit Europian: Gruevski të japë dorëheqje

Aleksandër Graf Lambsdorf në një deklaratë zyrtare këshillon kryeministrin Gruevski që të japë dorëheqje. Deklarata i pason incidentit në Kumanovë. Në deklaratën, ai thotë se Gruevski pengon reduktimin e tensioneve etnike dhe zbatimin e zgjedhjeve në kushte demokratike.

Më shumë informacione do të gjeni këtu.

Plenumi i studentëve: Qeveria është e paligjshme, negociatat ndërprehen, vazhdojmë me protestat

Duke dyshuar kapacitetin demokratik dhe dashamirësinë e Qeverisë, Plenumi i studentëve tërhiqet nga grupet e punimit të ligjit të ri për arsimin e lartë. Intrusioni në librarinë e qytetit dhe paraburgimi i dy aktivistëve nga Plenumi janë vetëm një pjesë e arsyeve që qëndrojnë pas këtij veprimi që unanimisht e votoi Plenumi i studentëve, përkrahës i #Protestiram (#Протестирам).

“Mënyra e vetme për të shprehur revoltin është protesti i qetë  dhe prandaj apelojmë që most të reagojmë ndaj provokimeve”, është porosia e Plenumit në deklaratën publike.

Më shumë informacione do të gjeni këtu.