Category Archives: Komunikatë

Të drejta themelore të migrantëve në R. e Maqedonisë

Pismo-ALB

Për shkarkim: Të drejta themelore të migrantëve në R. e Maqedonisë

Marsh i solidarizim: Një kilometer në këpucët e të arratisurve

Përveç qytetarëve të varfër, tashmë një kohë të gjatë përditshmëri e jona janë edhe pamjet e emigrantëve të rraskapitur që mundohen ta kalojnë Maqedoninë. Arratisen prej luftrave, kërcënimeve në kërkim të një jete më të mirë. Për ta Maqedonia është vetëm një stacion i rrugtimit, por për dhimjet që po kalojnë në shtetin tonë dëgjojm, lexojm dhe shofim me sytë tnaë, si nga mediume vendore si nga mediume ndërkombëtare.

Nga dëshmitë e tyre, prindër të rinjë e fmijë dëgjojmë se janë në shëjestër të grabitjeve, sjellje të njetë me ta kanë edhe forcat policore duke i trajtuar ata si kriminel, në të njejtën kohë forcat policore i terorizojnë si refugjatet ashtu si dhe qytetarët. Prej kur mediat ndërkombëtare raportuan mbi sekretin publik për grupe kriminele që bëjnë tarfikim me migrantët në regjionin e Lipkovës në vend se ti burgos trafikuesit policia i burgosi emigrantët të cilët tash më gjenden të mbyllur në Qendrën e pranimit për emigrant në Gazi Babë.

Prandaj, në solidarizim me emigrantët dhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë qyteteve të mëdha, në pjesë që ky sistem – regjim nuk i përfilli, #Protestoj dhe i ftoj qytetarët e mij të bashkangjiten në ketë Marsh për solidarizim kunder diskriminimit dhe ksenofobisë. Më 15 qërshor, të hënën në ora 18:00 do të mbildhemi në këndin e bulevardit “Kliment Ohritski” para qeverisë dhe do nisemi drejt Qendrës së pranimit për emigrant në Gazi Babë ku do bëhet leximi i te drejtave të emigrantëve.

Të ecim nga vendi ku krijohen politika të flliqura diskriminuese deri atje ku shofim padrejtësitë ndaj emigrantëve që krëkojnë një jetë më të mirë.

Fati i emigrantëve në Qendrën e pranimit është simbol për kushte çnjerzore dhe rreziqet me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, Te mbullur dhe të detyruar mizërisht ,të dëbohen ose të ëndërrojne për migrim jasht vendit ne kerkim te siguris dhe një jetese më të mirë.

Ne duam një shtet që do të grantojë mbrojtje të përkoshme për kalimtartë në këtë vend. Kërkojmë kushte të barabarta të jestesës në gjithë Maqedoninë, pavarësisht nga gjeografia dhe struktura e vendbanimeve, sepse ne qytetarët e saj nuk duam një të ardhme në të cilën do mendojmë prej kujt të fshihemi apo ku të ikim në kërkim të një jete më të mirë!

Kyçu edhe ti #Protestoj

#Protestoj! Ik Todorov!

Protestiram 09.06.2015 (1)

Të nderuar bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare,

Të martën, 9 Qershor, bëhen 4 muaj nga vdekja e Tamara Dimoskës, e cila nuk fitoi mundësinë për jetë për shkak se qeveritarët nuk ja lejuan, duke e lënë të vuaj nëpër labirintet e burokracisë dhe administratës shëndetësore. Dorëheqjet e dy, tash më drejtorë të mëparshëm të FShSM, Maja Pernarxhieva Zmejkovska dhe Xhemali Mehazi nuk janë të mjaftueshme. Më përgjegjës për vdekjen e Tamarës është ministri aktual i shëndetësisë, Nikola Todorov, I cili premtoi se do të paguhen të gjitha shpenzimet për shërim dhe operim të Tamarës, duke dalë nga korniza e përgjegjësive të veta, ndërsa neve na mori të drejtën për të qenë human dhe vetë si qytetarë t’i mbledhim mjetet e nevojshme, sepse nuk besonim se dikush mund të jetë aq i vrazhdë dhe të gënjej një popull te tërë, për një vajzë 9 vjeçare të sëmurë, e cila kërkon mundësi për jetë.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni në marshin protestues me 9 Qershor në ora 18:00 tek hyrja për në Qeveri prej nga bulevardi Shën Kliment Ohridski deri tek Ministria e shëndetësisë. Tu tregojmë qeveritarëve se nuk e kemi harruar Tamarën, se kërkojmë drejtësi për të dhe se nuk do të lejojmë vrasës te fëmijëve të jenë në qeveri.

Të mos na përsëritet Tamara! Asnjëherë më! Të kërkojmë edhe më zëshëm dorëheqje dhe përgjegjësi nga Nikolla TodorOFF! Dhe të përkujtojmë se çdo qeveri e përkohshme me vrasës fëmijësh nuk është e pranueshme!

Vazhdojmë!

Plenum #Protestiram, Ilindenska, Skopje, 22.05.2015 (foto: Doroti Pachkova)

Plenum #Protestiram, Ilindenska, Skopje, 22.05.2015 (foto: Doroti Pachkova)

Ditët e kaluara kemi diskutuar mjaft si në rrugë ashtu edhe në vënde tjera. Erdhëm në përfundim se duhet të kemi një mendim të përbashket dhe nëpermjet angazhimit tonë mund të tregojmë vizionin për një Maqedoni më të mirë. Frontet që u bashkuan rreth #Protestoj vazhdojnë me akcione dhe në vazhdim do ju infromojmë për akcione tjera. Me të vërtet janë për tu përshëndetur të gjtha frontet kundër këtij regjimi.

Sundimtarët çnjerzor dhe partitë politike kanë haruar se të kujt janë institucionet, të kujt janë rrugët dhe në emër të kujt udhëheqin. Prandaj t’i rimarim dhe t’ua kthjmë qytetarëve!

Ju bëjmë thirje për rezistencë kundër ketij regjimi dhe në të njejtën kohë ju inkurajomë në vetë-organizim kundër njëmendësisë dhe kundërt pafytyrësisë, secili në mënyrën e tij dhe brenda kornizave të mundësis së tij, gjithmonë pa dhunë.

#Protestoj është veta e parë njejës dhe kjo luftë buron nga secili prej nesh. Kjo luftë është e secilit, gjithkund dhe gjithmonë.

Deklaratë për publikun

16.05.2015, Skhup

Duke jua kujtuar rezistencën e gjatë e të gjithë qytetarëve dhe qytetareve për drejtësi dhe liri, #Protestoj (#Протестирам) ju thërret në proteste më 17 maj në orën 13 përpara Gjykatës së shkallës së parë në Shkup dhe në një marsh të përbashkët deri tek Qeveria i cili simbolikisht do të fillojë në pesë minuta në dy.

Në tubimin në mbrëmje përpara Parlamentit pas protestave më 15 maj, qytetarët dhe qytetaret të cilët protestojnë çdo ditë në gjashtë që nga 5 maji, ranë dakord që të dalin në protestën më 17 maj. Protesta do të fillojë në orën 13:00 përpara Gjykatës së shkallës së pare – Shkup. Së bashku me Plenumin e studentëve, përpara gjykatës do të përsëritet thirrja për lirimin e të burgosurve politike që nga 5 maji e më tutje. Prandaj, me një marshim të përbashkët, si një kujtesë e luftës së gjatë dhe të përbashkët e të gjithë qytetarëve, në 13:55 do të vazhdojmë drejt Qeverisë. Duke theksuar autenticitetin e lëvizjes, qytetarët dhe qytetaret e #Protestoj (#Протестирам ) do të mblidhen sërish në 18:00, tek qasja e qeverisë nga ana e Bulevardit “Kliment Ohridski”, si çdo ditë që nga 5 maji e më tutje.

Ky vendim rezultoi nga struktura horizontale e lëvizjes dhe nga dëshira për të promovuar barazi në vendimmarrjen, e cila i përfshin të gjithë dhe e cila do ta ruajë diversitetin e të gjithëve të cilët qendrojnë pas kërkesave të #Protestoj (#Протестирам) dhe pas cilave u bashkuan. Si një kujtesë, #Protestoj (#Протестирам) është lëvizje autentike dhe e vetë-organizuar, në të cilën janë bashkuar qytetarët dhe qytetare me tre kërkesa kyçe dhe linja veprimi:

  1. Dorëheqje e menjëhershme dhe përgjegjësi politike dhe ligjore nga ana e gjithë Qeverisë, udhëhequr nga Nikolla Gruevski, për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe joetike:
  2. Lirim të menjëhershëm të të gjithë aktivistëve të burgosur që nga 5 maji;
  3. Formim i një qeverie për demokratizim të institucioneve dhe për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Ejani dhe bashkohuni me ne!

#Protestoj #ÇdoDitëNë6
#Протестирам #секојденво6

Nënkryetari i Parlamentit Europian: Gruevski të japë dorëheqje

Aleksandër Graf Lambsdorf në një deklaratë zyrtare këshillon kryeministrin Gruevski që të japë dorëheqje. Deklarata i pason incidentit në Kumanovë. Në deklaratën, ai thotë se Gruevski pengon reduktimin e tensioneve etnike dhe zbatimin e zgjedhjeve në kushte demokratike.

Më shumë informacione do të gjeni këtu.

Komunikatë për shtyp dhe thirje për konference shtypi

Nga #Протестирам #Protestoj

Shkup, 13 Maj 2015

 

Më nuk ka mëdyshje: lëvizja qytetare e vetë-organizuar do ta fitoj regjimin e padrejtë! Dominot filluan të bien! Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, 12 Maj, i pranoi dorëheqjet e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jakulloska, Ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski dhe Udhëheqësit të Drejstorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov.

Dorëheqjet janë fitore e qytetarëve dhe shenjë inkurajuese se veprimtaria jonë veç ka filluar të sjellë ndryshime pozitive! Por, ne nuk ndalojmë këtu! Rikonstruim kozmetik i Qeverisë ose ndryshimi i një elite korruptive me një tjetër nuk do të ndihmojë në tejkalimin e krizës së sistemit me të cilën janë të ballafaquar Maqedonia dhe qytetarët e saj. Për këtë, ne do të jemi në rrugë deri sa të përmbushen tre kërkesat tona themelore:

1) Dorëheqje urgjente dhe marrje e përgjegjësisë politike dhe ligjore e gjithë Qeverisë në krye me Nikolla Gruevskin për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe jo etike;

2) Lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar nga 5 Maji e këndej;

3) Formim i Qeverisë për demokratizim të institucioneve dhe mundësim të të zgjedhjeve fer dhe demokratike.

 

Si reagim ndaj dorëheqjeve, lëvizja #Protestiram (#Protestoj) thërret përfaqësuesit e mediave në konferencë shtypi në ora 13:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Qytetarët, në anën tjetër, i thërrasim tu bashkangjiten më bindshëm dhe mëm masovikisht protestave çdo ditë në ora 18:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë! Ky është vetëm fillimi! Së bashku, të bashkuar në frymën e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes, qëndrojmë përpara lirisë dhe jemi më të fortë se kurrë! Vazhdojmë më tutje! Bashkangjitu!

 

Do të fitojmë!

 

Me respekt,

#Протестирам #Protestoj

 

Person për kontakt: Biljana Ginova, 071 730 881

Burim zyrtar i informacioneve: www.protestiram.info | twitter: @protestiram | FB: Protestiram

Komunikatë për shtyp

Nga: #Protestiram #Протестирам

Shkup, 11 Maj, 2015

 

VAZHDOJMË MË TEJ!

Mbrëmë me 10 maj 2015, ora 18:00 në Parkun e Qytetit në Shkup u mbajt tubim i qetë i aktivistëve dhe qytetarëve të cilët që nga 5 Maji çdo ditë kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Tubimi kishte për qëllim të nderoj të viktimat në Kumanovë, të shpreh solidaritet me qytetarët e Kumanovës, dhe të dërgoj mesazh për veprim të qetë dhe me urtësi në periudhën që vijon.

Përveç kësaj, porosisim se vala më e sinqertë e pakënaqësisë së vetëorganizuar qytetare nuk do të ndal!

Ne më nuk ndjejmë frikë, por vetëm neveritje nga qeveria autoritare dhe skenarët e tyre të errëta! Ne kërkojmë paqe dhe drejtësi, dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse ato largohen! Menjëherë!

Për këtë, kërkesat tona janë:

1)dorëheqje urgjente dhe marrje të përgjegjësisë e gjithë Qeverisë;

2) lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar që nga 5 Maji e tutje;

3)formim të Qeverisë për demokratizim të institucioneve.

Me 11 Maj 2015, në ditën a dytë të zisë për viktimat në Kumanovë, në ora 18:00, ne do të nisemi drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë me mesazh për paqe dhe drejtësi. Do të shprehim ngushëllime për viktimat dhe do ti përsërisim kërkesat tona. Në rrugë do të jemi çdo ditë, deri në fitore përfundimtare.

Hidhërimi dhe revolti jonë është duke u rritur me vite. Jemi përpara kundër çdo lloj të padrejtësisë – pa marrë parasysh se a flitet për brutalitetin e sistemit, reformave të këqija në arsimin e mesëm dhe të lartë, ose për reketimin shtetëror ndaj punëtorëve me honorarë. Protestuam edhe për lirinë e shtypit, për mbështetje të punëtorëve mediatik dhe kërkuam çlirim të shërbimit publik dhe kthimin e tij qytetarëve. Kërkuam përgjegjësi për shkatërimin e sistemit të shëndetësisë publike. Vazhdimisht luftojmë për jetë dinjtoze dhe për të drejta të punëtorëve dhe protestojmë kundër vjedhjes, varfërimit dhe nënvlerësimit të popullit!

Me 5 Maj 2015, u bë e qartë: ato nuk do të japin dorëheqje, prokuroria nuk do ti përndjek, dhe shërbimi publik çdoherë del në anën e tyre. Para tre ditësh, kur protestet e qytetarëve morrën hov dhe u zgjeruan në qytete tjera të vendit, në Kumanovë ndodhi incidenti i armatosur. Qytetarët që i ndjekin këto ndodhi, mes të cilëve edhe qytetarë të Kumanovës, flasin për kontradiktat , mospërputhjet, manipulimet dhe sipas të cilëve egziston një dyshim i madh për natyrën e ndodhive në Kumanovë. Në verzionin zyrtar për incidentin e armatosur sektori civil pa shumë lëshimë për çka edhe kërkojmë përgjigje për pyetjet e shumta të cilat i kërkojnë shumë zëra në shoqëri për shkak të humbjes së jetërave dhe rrezikimi i sigurisë së përgjithëshme.

Ne jemi në numër më të madh, më afër dhe më të solidarizuar se kurrë më parë. Thërasim të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët më nuk munden ta durojnë padrejtësinë, varfërinë dhe manipulimet e errëta të qeverisë, të na bashkohen, së bashku, në lëvizjen mbietnike, mbipartiake dhe autentike për paqe dhe drejtësi!

Do të fitojmë!

Me respekt,

#Protestiram #Протестирам

 

 

Personi për kontakt: Biljana Ginova, 071 730 881.

burimi zyrtar i informatave: www.protestiram.info