Video me adresim të një qytetari të Kumanovës

Publikojmë transkriptin e një pjesë të video adresimit të një qytetari të qytetit të Kumanovës. E postuar në facebook, vetëm për një ore, videoja ka mbi 100.000 vizita.

“A dha dikush ndonjë përgjigje, nga pikëpamja morale dhe etike… pse erdhlm deri këtu. A mos na bëri këtë Putini ose Amerika? Të mendojmë se kush vallë na solli këtë. Njerëzit nuk janë fajtor, Maqedonas, Turq, Shqipëtarë, askush nuk është faj. Ndoshta kishte ditë kur na gënjenin dhe manipulonin, por tash populli është i vetëdijshëm! …Të ndëgjojmë për njerëzit që janë të urritur nga ekonomija e Maqedonisë… a ato na tregojnë për punësime kaq dhe aq…paramendojnë zona ekonomike që askush nuk i sheh dhe nuk i përjeton. Askush nuk don luftë. Askush nuk don ta analizoj arsyen pse erdhi deri te kjo. I thëras liderët shqipëtarë… edhepse te shitur, le të vijnë këtu dhe të qëndrojnë me popullin. E thëras LSDM-në, e thëras Gruevskin… ato nga kabinetet…ku janë familjet e tyre… a kanë ndonjë djal apo kusheri… le të kapin pushka.. Goce Delçev, Skenderbeu kanë luftuar, kanë qenë me luftëtarët, nuk kanë ndejtur në zyra të fshihen. … Nacionalizmi dhe terorizmi janë gjëra të trilluara. Une jetoj këtu 40 vjet, 40 fjalë skam të këqija për ndonjë Maqedonas si Shqipëtar që jam. Më vjen mirë që une si shqipëtar, dhe ai si maqedonas i kemi kuptuar manipulimet që i bëjnë. Por një pjesë mjaftë e madhe e popullit është në gjendje të rëndë dhe nuk munden ende të kuptojnë këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *