Aksioni i MPB mbaroi, për sot është caktuar një mbledhje qytetare e qetë

Aksioni i MPB në Kumanovë përfundimisht mbaroi. Në gjuajtjet që ndodhën sot, 10 Maj, në mëngjes ndërruan jetë edhe dy pjesëtarë të forcave speciale me çka numri i të vdekurve u rrit në tetë. Janë vrarë 14 pjesëtarë të grupës së armatosur, ndërsa nuk ka viktima në mesin e civilëve, lajmëruan nga MPB. Sipas deklaratës së zëdhënësit të MPBsë, bëhet fjalë për një ndër grupet më të rezikshme teroriste në Ballkan.

Informatat deri te të cilat ka qasje publiku prej në fillim të veprimeve janë të limituara dhe shumë pyetje ngelin të papërgjigjura, si dhe për situatën momentale, ashtu edhe për operacionin e MPBsë.

Pas gati 36 orëve të heshtjes së plotë të udhëheqësisë politike në shtet, me pres konferencë doli edhe Kryeministri Gruevski. Ai deklaroi se nuk bëhet fjalë për konflikt në mes Maqedonasve dhe Shqipëtarëve, duke e potencuarkarakterin multietnik të pjesëtarëve të forcave specijale. Gruevski potencoi edhe kompleksitetin e operacionit, duke thënë se grupa ka planifikuar vrasje masive në Maqedoni dhe destabilizim të vendit, edhepse tha se motivet dhe qëlimet e tyre do të jenë subjekt i hulumtimeve të mëtejshme.

Duke u thirur që këto ndodhi të mos përdoren për qëllime të politikës ditore, ai nuk e lëshoi mundësinë për të drejtuar paralajmërim kundrejt njerëzve që nuk mendojnë njejtë, duke potencuar se do të përfundojnë njëjtë si teroristët.

Mesazhet të drejtuara nga më shumë aktor relevant shqipëtar në Maqedoni dhe regjion janë të ngjajshme me njëra tjetrën: thiret në qetësi dhe të mos bien pre provokimeve.

Seanca e Këshillit të Sigurisë është caktuar për orën 17:00.

Në ndërkohë, për shkak të situatës së sigurisë, maratoni i Shkupit që duheshte të mbahet sot u anulua. Por edhe përkrah kësaj, të pjesëmarrësit e paraqitur u vetëorganizuan dhe vrapuan me mesazhin se Maqedonia ka dashuri, me çka shprehën ngushëllime me të vrarët në Kumanovë me një minut heshtje.

Duke i marrë parasysh zhvillimet aktuale dhe dy ditët e zisë, në vend të protestit, për sot është paralajmëruar tubim qytetarë i qetë dhe për solidaritet në ora 18:00 tek Parku i Qytetit në Shkup. Tubimi ka për qëllim të shpreh solidaritet me familjet e të vrarëve dhe të lënduarve, si dhe me qytetarët e Kumanovës, por edhe vendosmëri në luftën për paqe dhe drejtësi për të gjithë qytetarët, duke përfshirë këtu edhe protestuesit e arrestuar. Përveç kësaj, tubimi do të përdoret edhe për të diskutuar drejtimet e ardhshme të këtij vetë-organizimit civil.

Day 6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *