Komunikatë për shtyp

Nga: #Protestiram #Протестирам

Shkup, 11 Maj, 2015

 

VAZHDOJMË MË TEJ!

Mbrëmë me 10 maj 2015, ora 18:00 në Parkun e Qytetit në Shkup u mbajt tubim i qetë i aktivistëve dhe qytetarëve të cilët që nga 5 Maji çdo ditë kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Tubimi kishte për qëllim të nderoj të viktimat në Kumanovë, të shpreh solidaritet me qytetarët e Kumanovës, dhe të dërgoj mesazh për veprim të qetë dhe me urtësi në periudhën që vijon.

Përveç kësaj, porosisim se vala më e sinqertë e pakënaqësisë së vetëorganizuar qytetare nuk do të ndal!

Ne më nuk ndjejmë frikë, por vetëm neveritje nga qeveria autoritare dhe skenarët e tyre të errëta! Ne kërkojmë paqe dhe drejtësi, dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse ato largohen! Menjëherë!

Për këtë, kërkesat tona janë:

1)dorëheqje urgjente dhe marrje të përgjegjësisë e gjithë Qeverisë;

2) lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar që nga 5 Maji e tutje;

3)formim të Qeverisë për demokratizim të institucioneve.

Me 11 Maj 2015, në ditën a dytë të zisë për viktimat në Kumanovë, në ora 18:00, ne do të nisemi drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë me mesazh për paqe dhe drejtësi. Do të shprehim ngushëllime për viktimat dhe do ti përsërisim kërkesat tona. Në rrugë do të jemi çdo ditë, deri në fitore përfundimtare.

Hidhërimi dhe revolti jonë është duke u rritur me vite. Jemi përpara kundër çdo lloj të padrejtësisë – pa marrë parasysh se a flitet për brutalitetin e sistemit, reformave të këqija në arsimin e mesëm dhe të lartë, ose për reketimin shtetëror ndaj punëtorëve me honorarë. Protestuam edhe për lirinë e shtypit, për mbështetje të punëtorëve mediatik dhe kërkuam çlirim të shërbimit publik dhe kthimin e tij qytetarëve. Kërkuam përgjegjësi për shkatërimin e sistemit të shëndetësisë publike. Vazhdimisht luftojmë për jetë dinjtoze dhe për të drejta të punëtorëve dhe protestojmë kundër vjedhjes, varfërimit dhe nënvlerësimit të popullit!

Me 5 Maj 2015, u bë e qartë: ato nuk do të japin dorëheqje, prokuroria nuk do ti përndjek, dhe shërbimi publik çdoherë del në anën e tyre. Para tre ditësh, kur protestet e qytetarëve morrën hov dhe u zgjeruan në qytete tjera të vendit, në Kumanovë ndodhi incidenti i armatosur. Qytetarët që i ndjekin këto ndodhi, mes të cilëve edhe qytetarë të Kumanovës, flasin për kontradiktat , mospërputhjet, manipulimet dhe sipas të cilëve egziston një dyshim i madh për natyrën e ndodhive në Kumanovë. Në verzionin zyrtar për incidentin e armatosur sektori civil pa shumë lëshimë për çka edhe kërkojmë përgjigje për pyetjet e shumta të cilat i kërkojnë shumë zëra në shoqëri për shkak të humbjes së jetërave dhe rrezikimi i sigurisë së përgjithëshme.

Ne jemi në numër më të madh, më afër dhe më të solidarizuar se kurrë më parë. Thërasim të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët më nuk munden ta durojnë padrejtësinë, varfërinë dhe manipulimet e errëta të qeverisë, të na bashkohen, së bashku, në lëvizjen mbietnike, mbipartiake dhe autentike për paqe dhe drejtësi!

Do të fitojmë!

Me respekt,

#Protestiram #Протестирам

 

 

Personi për kontakt: Biljana Ginova, 071 730 881.

burimi zyrtar i informatave: www.protestiram.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *