Dita e 7: Qirinj, lule dhe tubim i qetë për ditën e dytë të zisë

Foto: Vesna Ilievska

Foto: Vesna Ilievska

Qytetarët me 11 Maj në mënyrë të qetë u mblodhën para Qeverisë me qëllim që të nderojnë policët e vrarë në ndodhitë në Kumanovë. Qytetarët të cilët erdhën në tubim gjithashtu thirrën në solidaritet me familjet e viktimave, me qytetarët e Kumanovës, por edhe me aktivistët e arrestuar në protestat që filluan me 5 Maj.

Gjatë kohës së tubimit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, u organizua një aksion për mbledhje të mjeteve për mbështetje të familjeve nga Kumanova.U mblodhën 22.615 den. Gjatë këtij aksioni qytetarët ndiznin qirinj, vendosnin lule dhe mesazhe me ngushllime për tetë policët të cilët e humbën jetën në aksionin në Kumanovë gjate fundjavës.

Sot planifikohet të vazhdohet me protestat, ora 18:00 para Qeverise.

Foto: Vesna Ilievska

Foto: Vesna Ilievska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *