Komunikatë për shtyp dhe thirje për konference shtypi

Nga #Протестирам #Protestoj

Shkup, 13 Maj 2015

 

Më nuk ka mëdyshje: lëvizja qytetare e vetë-organizuar do ta fitoj regjimin e padrejtë! Dominot filluan të bien! Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, 12 Maj, i pranoi dorëheqjet e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jakulloska, Ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski dhe Udhëheqësit të Drejstorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov.

Dorëheqjet janë fitore e qytetarëve dhe shenjë inkurajuese se veprimtaria jonë veç ka filluar të sjellë ndryshime pozitive! Por, ne nuk ndalojmë këtu! Rikonstruim kozmetik i Qeverisë ose ndryshimi i një elite korruptive me një tjetër nuk do të ndihmojë në tejkalimin e krizës së sistemit me të cilën janë të ballafaquar Maqedonia dhe qytetarët e saj. Për këtë, ne do të jemi në rrugë deri sa të përmbushen tre kërkesat tona themelore:

1) Dorëheqje urgjente dhe marrje e përgjegjësisë politike dhe ligjore e gjithë Qeverisë në krye me Nikolla Gruevskin për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe jo etike;

2) Lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar nga 5 Maji e këndej;

3) Formim i Qeverisë për demokratizim të institucioneve dhe mundësim të të zgjedhjeve fer dhe demokratike.

 

Si reagim ndaj dorëheqjeve, lëvizja #Protestiram (#Protestoj) thërret përfaqësuesit e mediave në konferencë shtypi në ora 13:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Qytetarët, në anën tjetër, i thërrasim tu bashkangjiten më bindshëm dhe mëm masovikisht protestave çdo ditë në ora 18:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë! Ky është vetëm fillimi! Së bashku, të bashkuar në frymën e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes, qëndrojmë përpara lirisë dhe jemi më të fortë se kurrë! Vazhdojmë më tutje! Bashkangjitu!

 

Do të fitojmë!

 

Me respekt,

#Протестирам #Protestoj

 

Person për kontakt: Biljana Ginova, 071 730 881

Burim zyrtar i informacioneve: www.protestiram.info | twitter: @protestiram | FB: Protestiram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *