Deklaratë për publikun

16.05.2015, Skhup

Duke jua kujtuar rezistencën e gjatë e të gjithë qytetarëve dhe qytetareve për drejtësi dhe liri, #Protestoj (#Протестирам) ju thërret në proteste më 17 maj në orën 13 përpara Gjykatës së shkallës së parë në Shkup dhe në një marsh të përbashkët deri tek Qeveria i cili simbolikisht do të fillojë në pesë minuta në dy.

Në tubimin në mbrëmje përpara Parlamentit pas protestave më 15 maj, qytetarët dhe qytetaret të cilët protestojnë çdo ditë në gjashtë që nga 5 maji, ranë dakord që të dalin në protestën më 17 maj. Protesta do të fillojë në orën 13:00 përpara Gjykatës së shkallës së pare – Shkup. Së bashku me Plenumin e studentëve, përpara gjykatës do të përsëritet thirrja për lirimin e të burgosurve politike që nga 5 maji e më tutje. Prandaj, me një marshim të përbashkët, si një kujtesë e luftës së gjatë dhe të përbashkët e të gjithë qytetarëve, në 13:55 do të vazhdojmë drejt Qeverisë. Duke theksuar autenticitetin e lëvizjes, qytetarët dhe qytetaret e #Protestoj (#Протестирам ) do të mblidhen sërish në 18:00, tek qasja e qeverisë nga ana e Bulevardit “Kliment Ohridski”, si çdo ditë që nga 5 maji e më tutje.

Ky vendim rezultoi nga struktura horizontale e lëvizjes dhe nga dëshira për të promovuar barazi në vendimmarrjen, e cila i përfshin të gjithë dhe e cila do ta ruajë diversitetin e të gjithëve të cilët qendrojnë pas kërkesave të #Protestoj (#Протестирам) dhe pas cilave u bashkuan. Si një kujtesë, #Protestoj (#Протестирам) është lëvizje autentike dhe e vetë-organizuar, në të cilën janë bashkuar qytetarët dhe qytetare me tre kërkesa kyçe dhe linja veprimi:

  1. Dorëheqje e menjëhershme dhe përgjegjësi politike dhe ligjore nga ana e gjithë Qeverisë, udhëhequr nga Nikolla Gruevski, për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe joetike:
  2. Lirim të menjëhershëm të të gjithë aktivistëve të burgosur që nga 5 maji;
  3. Formim i një qeverie për demokratizim të institucioneve dhe për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Ejani dhe bashkohuni me ne!

#Protestoj #ÇdoDitëNë6
#Протестирам #секојденво6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *