Dita e 13: Prej 5 Maj deri në fund!

17.05.2015

Me 17.05.2015, partia politike më e madhe opozitare, LSDM, organizoi protestë qytetare para Qeverisë së Maqedonisë në ora 14, me një koalicion të gjerë. Në këtë ditë, e trembëdhjeta nga 5 Maji qëkur filluan protestat, një pjesë e qytetarëve dhe qytetareve në #Протестирам (#Protestoj) u mblodhën para Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup për te shprehur mbështetjen për aktivistët e arrestuar dhe prej aty së bashku ju bashkuan protestës masive qytetare para Qeverisë.

Të tubuarit para Gjykatës, të bashkuar prapa banerit “#Протестирам #Protestoj”, morën njërën korsi të bulevardit Goce Delçev dhe paralelisht me marshin studentor të organizuar nga ana e Plenumit Studentor në korsibe tjetër, marshuan drejt Qeverisë. Kësaj grupe ju bashkangjitën edhe qytetarët e vetë-organizuar të cilët janë të çkyqur nga Toplifikimi.

Protestuesit në marshin drejt Qeverisë thërrisnin:

“Prej 5 Maj deri në fund”,

“Liri”,

“Kush jemi ne? Qytetarët! Çka duam? Liri! Kur? Tash!”

Sipas planit, një pjesë e #Protestiram (#protestoj) arritën para Qeverisë në ora 13:55 që simbolikisht t’u dëshirojnë mirëseardhje në rrugë partive, edhe atë në emrin e atyre që protestojnë nga 5 Maji e këtej dhe te cilët me vite drejtësinë e kërkojnë përmes protestave dhe në rrugë.

Mbi 50.000 qytetarë iu përgjigjën protestës masive para Qeverisë. Me fjalime të fuqishme para qytetarëve u prezantuan përfaqësuesit e Plenumit studentor, organizatave qytetare, gazetarë dhe europarlamentar. Fjalën e fundit e kishte lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili i përsëriti kërkesat për rrëzim te Gruevskit, formim të Qeverisë teknike dhe planet e ardhëshme. Ai dhe një pjesë e të mbledhurve do të kampojnë para Qeverisë, në protest, deri në dorëheqjen e Qeverisë së Gruevskit.

Në ora 18:00, #Протестирам (#Protestoj) përsëri u mblodhën tek këndi i bulevarit “Shën Kliment Ohridski”, duke përkujtuar në kohëzgjatjen e betejës dhe nevojës për masivitet të rezistencës civile që të arrihen ndryshimet e sistemit dhe rrëzim i Gruevskit.

Vazhdojmë #çdoditënë6!

17.05.2015_2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *