Androidët politikë nga qyteti Stiropolis

foto: Nebojsha Gelevski

foto: Nebojsha Gelevski

Shokë e shoqe,

Kaloi një muaj që nga klimaksi i indinjatës qytetare. Kaloi një muaj që nga kulmi i brutalitetit policor. Por, është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit të cilët qëlluan aty më 5 maj, nuk ishin të rastit. Një muaj më parë, ne morëm pjesë në takimin më të drejtpërdrejtë të qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe androidët politikë. Politikat qeveritare dhe arsenali policor në këtë vend që kohë më parë kishin depërtuar në hapësirën ​​intime dhe në integritetin e individit. Por më 5 maj androidët ju afruan idealit të intimitetit të programuesit të tyre: përmes dhunës, ata e ndjenë djersën dhe gjakun e trupave tanë nën skajet e kështjellës së tyre.

Ju e mbani mend se si, pasi u përpoqëm me trupat dhe shpirtrat tanë të lënduara ta shëmtojmë atë kështjellë, ata filluan të na ndjekin nëpër rrugët e këtij Stiropolisi. Duarve të zhveshura dhe çantave me libra ju kundershtuan me mburoja, shkopinj policorë dhe topa uji. Ata u futën madje edhe në strehën tonë të fundit, shtëpinë e librit, për të parë se nga ku e marrim guximin për të protestuar. Por, në vend të librave, ata shfletosnin inde të tjera: indet fizike dhe emocionale të studentëve. Precedent ishte sinjali për një reformë të re në horizont: konsumimi i njohurisë – ai helm i konshencës së subjektit të nënshtruar – është deklaruar i dyshimtë, pothuajse një vepër penale. Sidomos gjatë natës, kur enzimat e dijes kanë efekt të theksuar shkatërrues mbi disiplinën e dhunuesit. Studentët i nxorrën jashtë nga bibliotekat, i rrahën dhe më vonë i arrestuan dhe dënuan në mënyrë të padrejtë.

Një muaj më vonë mblidhemi sërish për ta kundërshtuar kriminalizimin e revoltit autentik të studentëve dhe qytetarëve. Ne mblidhemi jo për karnaval, por për të protestuar, për të thënë se ne nuk kemi ardhur për valle, këngë dhe argëtim. Ne nuk jemi beduinë, por e dimë se ku i kemi shtëpitë tona. Dhe duke e ditur se janë gati të na nxjerrin edhe nga shtëpitë tona, ne qendrojmë përpara pragut të tyre për t’i mbrojtur. Sot jemi këtu për t’i thënë perëndisë së vetëshpallur që Stiropolisi megjithatë nuk është kopshti i Edemit dhe se bibliotekat nuk janë pemë me fruta të ndaluara, të cilat nëse i shijojmë, do të dënohemi me përjashtim nga kopshti i parajsës. Nëse dikush ka frikë nga mendimit të lirë, nga ndërgjegja jonë e ushqyer me edukatë, atëherë le të mos i afrohet shtëpisë së librit. Hapësira publike dhe sidomos hapësira akademike nuk duron uniforma dhe armë. Atje askush nuk ka të drejtë ta mundojë ose terrorizojë tjetrin. Më 5 maj kjo ndodhi në mënyrë eksplicite, kur policia invadoi Bibliotekën e qytetit “Brakja Milladinovci”. Prandaj, protesta e sotme do të përfundojë me një vizitë e kësaj shtëpie të përbashkët, e cila është një nga oazat e fundit të mendimit të lirë dhe i kujtojmë androidët se atë nuk do ta pushtojnë – jo para se të ballafaqohen me forcat e fundit të nxënësit të etur për njohuri. Më në fund, le t’i kujtojmë të gjithë ata që na shikojnë me përçmim dhe na titullojnë si separatistë, që qytetari është një entitet politik më vetë dhe ka të drejtë ta zgjedhë mënyrën se si do të protestojë. Le t’ju themi se shtëpitë tona të vërteta ishin dhe vazhdojnë të jenë shkollat, universitetet dhe bibliotekat.

Mirëseerdhët në shtëpi!

 

– Andrej Jovanchevski, fjali më 5 qershor, me rastin e një muajit të sulmit brutal të policisë maqedonase mbi studentët në librarinë “Brakja Miladinovci” në Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *