Shpallje për veprim të përbashkët

13.04.2016, Skhup

Shpallje për veprim të përbashkët

Të hidhëruar nga shkatërrimi i asaj pak që ka mbetur nga shtetësia e Maqedonisë, të mllefosur nga tekat me të cilat Nikolla Gruevski dhe bashkëpuntorët e poltronët e tij shkatërrojnë ardhmërinë e gjeneratave të reja të qytetarëve dhe qytetareve të Maqedonisë, në pamundësi që të rrimë pa bërë zë dhe të vëzhgojmë si memecë shpërbërjen e gjithë asaj që është demokratike, duke refuzuar të bëjmë kompromis dhe pazarllëqe me regjim jolegjitim,

Ne, të cilët protestuam nëpër rrugët e Maqedonisë në emër të lirisë, drejtësisë dhe barazisë, e dërgojmë këtë SHPALLJE PËR VEPRIM TË PËRBASHKËT drejt të gjithë atyre forcave liri- dhe drejtësi-dashëse në shoqëri, nën flamurin e luftës së përbashkët për çlirim nga despotët e korruptuar të cilët na sollën deri në cepin e humnerës dhe shkatrrimit të plotë.      

Ju ftojmë në protestë masive, sot, e mërkurë 13 prill 2016, e cila do të fillojë përpara zyrave të Prokurorisë Publike Speciale në Shkup. Kërkojmë:

  • Fillimin e procesit për përzgjedhjen e qeverisë së ekspertëve, e cila do të përgatisë terenin për zgjedhje vërtetë të lira, të besueshme dhe demokratike dhe e cila do të ndihmojë, në vend që të sabotojë, ballafaqimin e politikanëve dhe pushtetarëve me drejtësinë për veprat e bëra penale dhe kriminele;
  • Dorëheqjen e Presidentit të Republikës për shkak të tentativës së turpshme që të pengojë drejtësinë dhe të abolojë kriminelët;
  • Për fund, kërkojmë suspendim urgjent të procesit të filluar për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Do të protestojmë çdo ditë në ora 18:00! Protesta do të jetë e zëshme sidomos të premten, më 15 prill, përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, atëherë kur është paralajmëruar se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ftojmë për veprim të përbashkët të gjithë qytetaret dhe qytetarët, të gjithë organizatat qytetare formale dhe joformale, sidomos plenumet, përfshirë edhe Plenumin Studentor, Plenumin e Profesorëve, Plenumin e Mësimdhënësve, si dhe LM Solidariteti, Ajde, Lenka, Mugra, sindikatat, iniciativat urbane, organizatat të cilat ishin pjesë e Koalicionit “Qytetarët për Maqedoninë” dhe të gjithë ata të cilët ndajnë mllefin por edhe dëshirën për drejtësi dhe demokraci, që t’ju kyçen protestave.

Drejtojmë thirrje të posaçme drejt partisë më të madhe politike opozitare Lëvizjes Social- Demokratike të Maqedonisë si dhe partnerëve dhe mbështetësve të saj, që të qëndrojnë pas këtyre kërkesave dhe të kyçen në numër sa më të madh. I ftojmë edhe partitë opozitare politike të tjera: Të Majtën, Lidhjen Demokratike, Partinë Liberale të Maqedonisë, Përtrirjen Demokratike për Maqedoninë, Të Bashkuar për Maqedoninë, Lëvizjen BESA, Lëvizjen për Reforma, Unitetin dhe të gjithë të tjerët që të kyçen me masovitet sa më të lartë. I ftojmë edhe përkrahësit e partive në pushtet të cilët nuk mund të durojnë më mosrespektimin arrogant të drejtësisë dhe të luajturit me ardhmërinë e këtijë populli, që të na bashkohen dhe së bashku të fillojmë procesin e kthimit të besimit në institucionet e Maqedonisë.

Këto protesta janë të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve. Protestat na takojnë të gjithë neve, të bashkuar në mllefin ndaj këtijë qorrsokaku të vazhdueshëm dhe në nevojën për një ardhmëri më të mirë, që ka për bazë themele demokratike.

KA ARDHUR KOHA! SHIHEMI NËPËR RRUGË!

#Протестирам  #Protestoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *