Për protesta

Me revoltë kundër qeverisë aktuale dhe me dëshirë për ndryshim, qytetarët e Maqedonisë vendosën të dalin në rrugë për të luftuar për drejtësi dhe paqe. Kjo faqe e internetit dokumenton ngjarjet përreth protestat e qytetarëve të bashkuar në lëvizjen #Protestiram, e cila kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi nga qeveria aktuale, lirim i të gjithë aktivistëve të arrestuar, dhe formim i një qeverie e re për të demokratizuar institucionet shtetërore. Ne përmbledhim dëshmi dhe tekste nga qytetarët, protestuesit dhe mediat. Në këtë faqe do të gjeni pjesë të historisë së rezistencës qytetare që kërkon alternativa për format aktuale të organizimit shoqëror, për drejtësi dhe paqe. Ne veprojmë së bashku për të krijuar kushte për një realitet të ndryshëm!

Protestat të cilat kërkojnë dorëheqjen e qeverisë aktuale filluan më 5 maj 2015, pas disa vite të kaluara në pakënaqësi dhe një sërë protestash nga ana e organizatave jo-qeveritare, shoqatave civile dhe studentëve, të gjitha me kërkesa të ndryshme. Të mbledhur përsëri më 5 maj, protestuesit së bashku dolën në rrugë pasi u zbuluan informacione të reja mbi vrasjen e 22-vjeçarin Martin Neshkoski. Në vitin 2011, ai u vra nga një anëtar i forcës speciale policore gjatë festimit të fitores së zgjedhjeve nga partia në pushtet. Informacioni i ri, i cili buroi nga telefonatat e përgjuara, implikojnë se Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefit i Agjencisë Kombëtare për Siguri dhe Kundër Spiunazhit, Sasho Mijalkov, kushëriri i Kryeministrit. Të tre mund të dëgjohen duke krijuar një skenar për të mbuluar faktin që vrasja e djalit ishte zbatuar nga policia dhe në këtë mënyrë t’i shmangen përgjegjësisë politike.

Më 5 maj 2015, pas një thirrje nga familja Neshkoski, qytetarët dhe aktivistët dolën në një protestë të qetë para selisë së Qeverisë, me një kërkesë për drejtësi dhe përgjegjësi për tentimin e fshehjes së fakteve. Protestuesit kërkuan dorëheqje nga Qeveria e Kryeministrit Gruevski. Për befasi të policies, mijëra protestues u mblodhën brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në një pikë, ata e shkelën kordonin e policëve, por vazhduan të protestojnë në mënyrë të qetë.

Si përgjigje e kësaj, një numër i madh i njësive të policisë u dërgua menjëherë drejt selisë së Qeverisë. Gjithashtu, u bashkangjiten edhe punonjësit e agjencisë private të sigurisë SGS, në pronësi të Sasho Mijalkov-it. Të konsoliduar, policia dhe agjentët privatë të sigurisë i sulmuan protestuesit. Njëkohësisht, mes grupeve të protestuesve paqësorë u infiltruan provokatorë për të nxitur dhunën mes tyre. Në një atmosferë të tensionuar, provokatorët filluan duke hedhur objekte në drejtim të policisë, një akt që policët përdoren si motiv për goditje të dhunshme mbi protestuesit. Automjetet e blinduara dhe topat e ujit arritën menjëherë për t’i trembur protestuesit. Policia përdori forca më të fuqishme dhe përfundimisht i shpërndau protestuesit. Forcat speciale policore i godisnin protestuesit të qetë dhe të paarmatosur, i ndiqnin gjatë rrugëve të qytetit, larg nga selia e qeverisë. Njerëzit u rrahën dhe arrestuan për asnjë arsye. Forcat e policisë me dhunë u futën në bibliotekën e qytetit “Brakja Miladinovci dhe sulmonin dhe ngacmonin edhe studentët që u gjetën aty, duke përgatitur provime vonë atë natë.

Protestat vazhduar dhe të nesërmen, më 6 maj, duke njoftuar se do të mbahen çdo ditë në 18, derisa Qeveria të shpallë dorëheqje. Atë ditë, protestat u përhapën dhe jashtë Shkupit, në Manastir dhe Prilep. Protestuesit në Shkup, megjithatë, nuk lejoheshin të protestonin përpara Qeverisë, me cilën u shkel neni 21 i Kushtetutës mbi të drejtën qytetare për tubim paqësor. Një numër i madh i njësive speciale të policisë me automjete të blinduara bllokuan udhëkryqet afër Qeverisë dhe penguan qasjen përpara saj. Protestuesit vazhduan drejt Parlamentit. Nga fundi i protestës, përsëri arritën një grup provokatorësh për të nxitur provokime, por diversioni i tyre dështoi. Një grup i protestuesve, kryesisht femra, bashkuan duart për të formuar një mburojë njerëzore rreth oficerëve të policisë të cilët e mbronin objektin.

Më 7 maj, në Shkup sërish u pengua qasja afër qeverisë dhe protestuesit vazhduan drejt Prokurorisë Publike dhe përfunduan përpara Parlamentit. Protesta të qeta u mbajtën dhe në Strumicë.

Më 8 maj, protesta masive dhe të qeta u mbajtën në Shkup, Manastir, Prilep, Strumicë, Kavadar, Kumanovë, Ohër, Shtip dhe Sveti Nikollë.

Një konflikt i armatosur në Kumanovë më 9 maj ndryshoi rrjedhën dhe formën e protestave të qytetarëve. Në 18:00 atë ditë, grupi i qytetarëve u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Shkup. Ata kushtuan një minutë heshtje për t’i nderuar policët të cilët u vranë dhe plagosën gjatë incidentit. Qëndruan në solidaritet me familjet e të ndjerit dhe qytetarët e Kumanovës. Shprehën mbështetje për aktivistët e arrestuar që nga fillimi i protestave dhe kërkuan lirimin e tyre. Tubimi përfundoi në ndërtesën e delegacionit të BE-së në Shkup. Aty, qytetarët kërkuan nga Bashkimi Evropian që të mos heshtin për faktin që demokracia është duke marrë fund në Maqedoni, shtet-kandidat për anëtarësim në BE.

Më 10 maj, duke respektuar heshtjen dyditore kombëtare, qytetarët u mblodhën në mënyrë të qetë në Parkun e Qytetit në Shkup. Në formën e një plenumi qytetar, ata diskutuan riformulimin e objektivit të protestave. Si rezultat i bisedës, u formua #Protestiram, lëvizje e gjërë qytetare, një shkrirje e shumë iniciativave dhe lëvizjeve të mëparshme, me këto kërkesa:

1) dorëheqje e menjëhershme dhe përgjegjësi e të gjithë qeverisë;
2) lirim i menjëhershëm të të gjithë aktivistëve të burgosur që nga 5 maji;
3) formim i një qeverie për demokratizim të institucioneve.

Këto kërkesa do të përsëriten çdo ditë në 6! Bashkohu! #Протестирам #Protestiram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *